Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 përballë Atalantës.
Zonja e Vjetër ishte në epërsi nga pjesa e parë falë një goli fantastik nga Federico Cheisa.
Por mysafirët u rikthyen në lojë në pjesën e dytë dhe barazuan me një gol tjetër të bukur nga Remo Freuler.
Cristiano Ronaldo ka dështuar të shënoj nga penalltia pasi kaluan një orë lojë, me portierin Gollini që e priti për mrekulli gjuajtjen e tij.
Reprezentuesi portugez ka marrë notën më të ulët nga titullarët e Juventusit, derisa më i vlerësuari te vendasit ishte Federico Chiesa.
Tek skuadra mysafire notën më të lartë e mori portieri Gollini, teksa u vlerësuan lartë edhe Freuler e De Roon.
Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti pati paraqitje të mirë dhe mori notën 6,5. /Telegrafi/