Alex Witsel ishte një nga emrat më të përfolur në ditën e fundit të afatit kalimtar.
E gjitha kjo pasi belgu ishte i lidhur me një kalim te Juventusi, por që dështoi në momentet e fundit.
Sipas të përditshmes italiane Quotidiano Sportivo, Witsel dhe Zonja e Vjetër do të bashkohen në janar.
“Shihemi Juve“, kështu e hapi QP faqen e parë. Mesfushori i Zenit Saint Petersburgut ka postuar një fotografi me një frazë e cila hap transferimin te Juve.
“Pritja bën çdo gjë më të bukur”, duke e lënë të kuptohet se ai ende dëshiron kalimin te kampionët e Serie A. /Telegrafi/