Telegrafi

Juve vazhdon rrugën drejt titullit, me gjysmë ekipi fiton në Cagliari

Juventus . (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

Juventusi ka arritur të shënojë fitore si mysafire ndaj Cagliarit me rezultat 2-0.

Edhe pse kishte jashtë fushe tetë lojtarë, Zonja e Vjetër u tregua e matur dhe shënoi në cdo pjesë nga një herë.

Ishte Leonardo Bonucci që shënoi në minutën e 22-të me kokë.

Leonardo Bonucci duke festuar golin . (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë Cagliari u mund të shënojë, por që nuk e arriti.

Pamje nga ndeshja. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

Juve pas një aksioni të bukur në kundërsulm, shënoi për 2-0 me Moise Kean.

Tani Juve ka 81 pikë dhe është afër ta festojë titullin shumë para kohe. /Telegrafi/