Juventusi ka arritur të shënojë fitore si mysafire ndaj Cagliarit me rezultat 2-0.
Edhe pse kishte jashtë fushe tetë lojtarë, Zonja e Vjetër u tregua e matur dhe shënoi në cdo pjesë nga një herë.
Ishte Leonardo Bonucci që shënoi në minutën e 22-të me kokë.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë Cagliari u mund të shënojë, por që nuk e arriti.
Juve pas një aksioni të bukur në kundërsulm, shënoi për 2-0 me Moise Kean.
Tani Juve ka 81 pikë dhe është afër ta festojë titullin shumë para kohe. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=dAhLe5RsPW4