Site icon Telegrafi

Juve thotë se lëndimi i De Sciglios nuk është serioz

Juventus ka qetësuar tifozët për lëndimin e Mattia De Sciglios ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Zonja e Vjetër ka njoftuar se lojtari nuk ka pësuar lëndim serioz, por nuk kanë dhënë ndonjë datë për rikthimin e italianit.

“Mattia De Sciglio ka bërë testet mjekësore për të përcaktuar shkallën e lëndimit që pësoi ndaj Barcelonës”.

“Testet në J-Medical treguan se lojtari nuk ka pësuar asnjë lëndim serioz”.

“Sidoqoftë, për shkak të kohës së shkurtër të lëndimit, gjatë ditëve të ardhshme do vazhdohet monitorimi klinik dhe kontrollet shtesë”, ka shkruar Juventusit në faqen zyrtare. /Telegrafi/

Exit mobile version