Juventusi do ta rikthejë interesimin për mesfushorin e Lyonit, Houssem Aouar, në vitin 2021 – bën të ditur Calcio Mercato.
Gjatë afatit kalimtar veror, shumë klube shprehën interesim për 22-vjeçarin, në mesin e tyre edhe Arsenali dhe Zonja e Vjetër.
Bianconerët nuk arritën të siguronin nënshkrimin e tij në ditët e fundit të afatit kalimtar, ashtu që lojtari mbeti në Francë.
Megjithatë, kampioni i Italisë do të nisë përpjekjet e reja pas rihapjes së afatit kalimtar.
Për mesfushorin e Lyonit ka shprehur interesim edhe Zinedine Zidane, i cili ka thënë se një ditë, ai mund të luajë te Real Madridi. /Telegrafi/