Juventusi është mysafir i Sampdorias në Stadio Luigi Ferraris, në ndeshjen e javës së dytë në Serie A.
Bianconerët e filluan në mënyrën më të mirë sezonin 2022/2023 në kampionatin italian me fitore ndaj Sassuolos (3-0).
Në anën tjetër, Sampdoria e ka humbur takimin e parë me rezultat 2-0 nga Atalanta.
Trajnerët Marco Giampaolo dhe Massimiliano Allegri kanë bërë përzgjedhjen e lojtarëve që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Sampdorias: Audero; Bereszynski, Ferrari, Colley, Augello; Leris, Vieira, Rincon, Sabiri; Djuricic; Caputo.
Formacioni startues i Juventusit: Perin; Danilo, Bremer, Rugani, Alex Sandro; McKennie, Locatelli, Rabiot; Cuadrado, Vlahovic, Kostic.
/Telegrafi/