Telegrafi

Juve synon të kthehet te fitorja ndaj Bolognas – formacionet zyrtare

Juventusi është nikoqir i Bolognas në Allianz Stadium për ndeshjen e javës së tetë në Serie A.

Bianconerët nuk e kanë nisur mirë sezonin 2022/2022 duke regjistruar dy fitore, katër barazime dhe një humbje në shtatë ndeshjet e para sezonale dhe mbajnë vendin e nëntë në tabelë.

Në anën tjetër, Bologna ka një fitore, tri barazime dhe tri humbje, ndërsa qëndron në vend të 17-të në renditje.

Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Thiago Motta do t’i vënë përballë taktikat e tyre në këtë përballje.


Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, Bonucci, Bremer, Alex Sandro; McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Milik, Vlahovic.

Formacioni startues i Bolognas: Skorupski; De Silvestri, Sosa, Bonifazi, Lykogiannis; Dominguez, Schouten; Orsolini, Soriano, Sansone; Arnautovic.


/Telegrafi/