Site icon Telegrafi

Juve si ndahet Paredesit

Juventusi shpreson të transferoj mesfushorin e Romës, Leandro Paredes këtë verë, për ta ribashkuar atë me shokun e tij, Miralem Pjanic.

Paredes u konsiderua si trashëgimtar i Pjanicit në mesfushën e Giallorossëve pasi boshnjakut iu aktivizua klauzola e lirimit të tij gjatë verës dhe u transferua te Juve.

Lexo po ashtu Juve shënjestron Gomesin

Megjithatë, koha e tij e lojës ishte mjaft e kufizuar pas ndryshimit të formacionit dhe rikuperimit të plotë të Daniele De Rossit dhe Kevin Strootmanit.

Gazeta italiane Tuttosport pretendon se Juve ka vendosur shikimin e tyre në Paredesin si një mënyrë për të ulur moshën mesatare të mesfushës së tyre, e cila aktualisht përfshin Sami Khediran dhe Claudio Marchision.

Argjentinasi ka qenë gjithashtu i lidhur ngushtë me një kalim në Ligën Premier, ku mbi të gjitha, ishin Liverpooli dhe Arsenali që kanë treguar interes për shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Juve dëshiron ta mposht Interin në garën për Schick

Paredes i mbush 23 vjet muajin e ardhshëm dhe këtë sezon ka kontribuar me tre gola dhe një asistim në 39 ndeshje konkurruese për Romën.

Çmimi i tij besohet të jetë 20-25 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version