Telegrafi

Juve shpreson në pozitën e parë me triumf ndaj Malmos – formacionet startuese

Juventusi është nikoqir i Malmos në Allianz Stadium, në ndeshjen e fundit të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Bianconerët ndodhet në pozitën e dytë në Grupin H dhe tashmë e kanë siguruar kualifikimin në të tetën e finales, mirëpo shpresojnë të okupojnë pozitën e liderit para Chelseat.

Ekipi suedez është eliminuar edhe matematikisht nga garat evropiane, pasi në Ligën e Evropës nga ky grup do të shkojë Zenit St Petersburgu.

Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Jon Dahl Tomasson do t’i vënë në funksion taktikat e tyre në këtë takim.


Formacioni startues i Juventusit: Perin; De Winter, Bonucci, Rugani; Bernardeschi, Rabiot, Arthur, Bentancur, Alex Sandro; Dybala, Kean.

Formacioni startues i Malmos: Diawara; Olsson, Ahmedhodzic, Nielsen, Moisander; Berget, Christiansen, Innocent, Rakip; Birmancevic, Čolak.


/Telegrafi/