Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Ishte një ndeshje me pak raste, ndoshta kjo se Lionel Messi nuk luajti nga fillimi në këtë takim.
Douglas Costa ishte i pari që rrezikoi në minutën e dytë, ndërsa në minutën e 23-të Ivan Rakitic goditi shtyllën. Një minutë para përfundimit të kohës së rregullt rrezikoi lehtësisht edhe Paulo Dybala.
Rastet më të mira në pjesën e dytë ishin ai i Luis Suarezit në minutën e 69-të dhe i Dybalas në kohën shtesë.
Pas këtij barazimi Barcelona vazhdon e para në Grupin D me 11 pikë, tashmë e kualifikuar. Juventusi në pozitën e dytë me tetë pikë, kurse në të tretën Sportingu me një pikë më pak. Në fund është Olympiakosi pa asnjë pikë.
Ndeshja e ardhshme e Barçës është ndaj Sportingut, kurse Zonja e Vjetër kundër Olympiakosit. /Telegrafi/