Raportohet se Juventusi i është futur garës për të nënshkruar me Ryan Sessegnon e Fulhamit.
Sipas Express.co.uk, Zonja e Vjetër është gati t’i bëjë konkurrencë serioze Tottenham Hotspurit, të cilët konsiderohen favorit për të nënshkruar me 18-vjeçarin.
Gazeta angleze thotë se Fulhami dëshiron rreth 46 milionë euro për anësorin, i cili sezonin e kaluar në Championship shënoi 16 gola.
Por, edhe pse forma e lojtarit këtë sezon nuk ka qenë mjaft e mirë, ai ka shënuar vetëm dy gola dhe ka asistuar gjashtë herë, përkundër kësaj shume klube e dëshirojnë ende.
Lojtari aktualisht është pjesë e Përfaqësueses së Anglisë U21. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=gHgCcK5MjVk