Juan Cuadrado dukej i vendosur të largohej nga Juventusi si lojtar i lirë, mirëpo klubi ka vendosur t’i rishqyrtojë planet.
Kolumbiani është pjesë e Bianconerëve nga viti 2015, ndërsa kontrata i skadon në fund të këtij muaji.
Në muajt e fundit është raportuar se Zonja e Vjetër nuk do ta mbajë anësorin pasi t’i përfundojë kontrata, sepse dëshiron skuadër më të re.
Megjithatë, Calciomercato.com njofton se Juve është duke e rishqyrtuar idenë lidhur me Cuadradon, të cilit planifikon t’i ofrojë kontratë njëvjeçare.
Klubi është në pritje të angazhimit të Cristiano Giuntolit në postin e drejtorit sportiv dhe pastaj të nisë veprimet në lidhje me të ardhmen e skuadrës. /Telegrafi/