Site icon Telegrafi

Juve-Real: Formacionet e mundshme, Zonja e Vjetër me mungesa

Pritja e madhe mbaroi, sot (e martë) është ndeshja e parë çerekfinale mes Juventusit dhe Real Madridit.

Liga e Kampionëve rifilloi me një super sfidë evropiane, stadiumi Allianz do të jetë i mbushur, por duke shpresuar që mos të përsëritet rezultati i Cardiffit.

SI VJEN JUVENTUSI: Me një moral të lartë, kjo nga fitorja ndaj Milanit dhe plus katër pikë në renditjen e Serie A mbi Napolin. Zonja e Vjetër do të jetë me dy mungesa të mëdha, Medhi Benatia në mbrojtje dhe Miralem Pjanic në mesfushë, të dy të skualifikuar.

Lexo po ashtu Zidane: Juve është përmirësuar, Reali ka shanse të fitojë prapë titullin

Për në mbrojtje Massimiliano Allegri ka mundësi të zgjedh mes Daniele Rugani dhe Andrea Barzaglit, ndërsa në mesfushë Claudio Marchisio është më i favorizuar se Rodrigo Bentancur. Formacioni pritet të jetë 4-3-2-1 më Gonzalo Higuain në qendër të sulmi, pas tij do të renditen Douglas Costa dhe Paulo Dybala.

Allegri dhe Zidane aktualisht cilësohen dy nga trajnerët më të mirë në botë (Foto: Getty Images)

SI VJEN REAL MADRIDI: Me ekip të plotë (edhe Nacho në skuadër), me një besim në fitore pas asaj në La Liga kundër Las Palmas. Dani Carvajal pritet të jetë në të djathtë, ndërsa Marcelo në të majtë. Dyshimet janë mes formacionet 4-3-3 dhe 4-4-2, në rast se ndodh ky i fundit që ka më pak mundësi, atëherë mund të shikojmë Gareth Balen në fushë.

Më poshtë keni formacionet e mundshme për të dy skuadrat:

JUVENTUS (4-3-2-1): Buffon; De Sciglio, Barzagli, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Marchisio, Matuidi; Douglas Costa, Dybala; Higuain.

REAL MADRID (4-3-3): Navas; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Modric, Casemiro, Kroos; Isco, Benzema, Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=gb21d7y6GC0

Exit mobile version