Telegrafi

Juve pyet Chelsean për Luizin gjatë negociatave për Ruganin

David Luiz gjatë konferencës për media të turneut miqësor në Australi (Foto: Getty Images)

Juventusi ka shprehur interesimin për David Luizin e Chelsea.

E gjitha kjo ka ardhur gjatë negociatave të Bluve për Daniele Ruganin.

Zonja e Vjetër e vlerëson kartonin e mbrojtësit italian në vlerë 50 milionë euro, por janë të gatshëm të ulin çmimin në rast se Luiz futet në marrëveshje.

Lexo po ashtu David Luiz takon kopjen e tij japoneze, fansi i ka kopjuar edhe lëndimin në dorë (Foto/Video)

Për brazilianin ka shfaqur interesim edhe Napoli i ish-trajnerit të tij te PSG, Carlo Ancelotti.

Me negociatat që po zhvillohet për Ruganin dhe duke parë që Luiz nuk është në planet e trajnerit Maurizio Sarri, ky transferim mund të ndodhë.

Luiz me disa lojtarë të Chelseat pas finales ndaj Manchester Unitedit (Foto: Getty Images)

Aktualisht 31-vjeçari është pjesë e turneut miqësor të Chelseat në Australi.

Në sezonin e fundit ai është paraqitur në vetëm 17 ndeshje, ku shënoi dy gola. /Telegrafi/