Telegrafi

Juve pa telashe në derbin lokal, forcohet në krye (Video)

Juventusi e ka nëpërkëmbur Torinon në derbin lokal në Stadiumin Olimpik të qytetit (1-4), për të vazhduar rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit të Serie A.

Pa ndonjë befasi, Zonja e Vjetër shënoi dy gola në gjysmën e parë, mirëpo u desh të pritej deri në minutën e 33-të për ta shijuar të parin. Paul Pogba ishte i saktë nga gjuajtja e lirë.

Sami Khedira befasoi me një solo aksion duke e dyfishuar rezultatin (42’) dhe me këtë epërsi skuadrat shkuan në pushim.

Në fillim të gjysmës së dytë, u akordua penalti në favor të Torinos dhe Andrea Belotti ishte i saktë nga pika e bardhë (48’) duke e ndalur këtu edhe rekordin e ri të vendosur nga Gigi Buffon për minutat pa pranuar gol (974 minuta).

Pas një asistimi shumë të mirë të Pogbas, Alvaro Morata reagoi shpejt për ta ngritur epërsinë (63’).

Një tjetër gol nga spanjolli u shënua në minutën e 77-të dhe sërish asistues ishte Pogba dhe me rezultat 1-4 u mbyll takimi.

Minutat e fundit, Bianconerët i zhvilluan me një lojtar më pak në fushë, pasi Sami Khedira u përjashtua me karton të kuq (87’).

Juventusi numëron 70 pikë në krye të tabelës, gjashtë më shumë se Napoli që në këtë xhiro luan kundër Genoas. /Telegrafi/

Torino 0:1 Juventus Supergol i Pogbas nga gjuajtja e lirë !

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 20 March 2016

Torino 0:2 JuventusSami Khedira

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 20 March 2016

Belotti! Torino 1-2 Juventus

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 20 March 2016

Morata!! Torino 1-3 Juventus

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 20 March 2016

Morata!! Torino 1-4 Juventus

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 20 March 2016