Juventusi i ka ofruar pesë milionë euro Zenit St Petersburgut që t’ia marrë Axel Witselin në afatin e janarit.
Mesfushori belg kishte arritur marrëveshje personale me Zonjën e Vjetër gjatë afatit veror dhe ndodhej në zyrat e klubit italian, por klubi rus bëri që gjërat të dështonin në çastet e fundit.
Ai dëshiron me çdo kusht të kalojë te Bianconerët, ndërsa kontrata me Zenitin i skadon në verën e ardhshme, kur Juve mund ta marrë me parametrat zero.
Mirëpo, kampioni i Serie A e dëshiron një mesfushor që në janar dhe sipas Mediaset Premium, i ka ofruar pesë milionë euro Zenitit që ta lirojë Witselin më herët.
Nëse ndodh transferimi, belgu nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, por mund t’i shërbejë skuadrës në Serie A dhe Kupën e Italisë. /Telegrafi/