Juventusi ka ofruar 22 milionë euro për shërbimet e sulmuesit në pronësi të Sassuolos, Gianluca Scamacca.
Bëhet e ditur se Zonja e Vjetër është pranë që të arrijë marrëveshje me lojtarin që aktualisht është i huazuar te Genoa.
Kampioni i Italisë e ka shënjestruar 22-vjeçarin qe një kohë dhe sipas La Gazzetta dello Sport, është pranë që ta transferojë.
Sassuolo ka kërkuar 25 milionë euro për Scamacca, ndërsa oferta e Juves (prej 22 milionë eurosh) është e përafërt dhe Bianconerët janë në pritje të përgjigjes.
Afati kalimtar dimëror mbyllet më 1 shkurt në Serie A, prandaj bardhezinjtë duan të arrijnë sa më shpejt marrëveshje.
Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud dhe ai i Romës, Edin Dzeko, po ashtu janë duke u kërkuar nga Juventusi. /Telegrafi/