Site icon Telegrafi

Juve me një mungesë, Interi komplet për Derby d’Italia

Juventusi dhe Interi do të përballen në derbin më të madh të futbollit italian të dielën mbrëma.

Bianconerët konsiderohen favoritë të mëdhenj në letër, por për këtë sfidë ata kanë dy mungesa shumë të rëndësishme.

Mario Lemina do të mungojë te Juventusi për shkak të një lëndimi dhe ai do të jetë e vetmja mungesë, të tjerët janë rikthyer në stërvitje për Juventusin.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Interi para Derby d'Italia

Te Interi, Stefano Pioli ka në dispozicion të gjithë lojtarët dhe nuk ka asnjë mungesë.

Në këtë ndeshje pritet të mos startojë Claudio Marchisio, pasi formacioni 4-2-3-1 lë pak hapësirë për mesfushorët klasik.

Miralem Pjanic mund të luajë në mesfushë, kurse Dybala do të startojë prapa sulmuesit kryesor, Gonzalo Higuain.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Juventusi para Derby d'Italia

Stephan Lichtsteiner pritet të startojë në krahun e djathtë, përkundër rikthimit të Dani Alves.

Banega dhe Kondogbia vështirë se do të startojnë në këtë duel te Interi, kurse Eder do të jetë zëvëndësuesi më serioz në pjesën e dytë, pasi formacioni Nerazzur pritet të jetë standard në këtë duel.

/Telegrafi/

Exit mobile version