Site icon Telegrafi

Juve do një mesfushor qendror për sezonin e ardhshëm

(Foto: The Star)

Juventusi do të nënshkruajë me një mesfushor qendror në afatin kalimtar veror.

Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano përmes një postimi në faqen e tij në Twitter.

Sipas njoftimit, Zonja e Vjetër dëshiron të ketë një lojtar të rëndësishëm në atë pozitë.

Lexo po ashtu Juventusi i bashkohet garës me skuadrat e mëdha për Antonio Rudiger

Hamed Traore i Sassuolos, i cili mund të kushtojë rreth 16 milionë euro, është përmendur si opsion, mirëpo Bianconerët kanë plane të tjera.

Klubi bardhezi synon të angazhojë një lojtar të njohur në pozitën e mesit të fushës, në mënyrë që ta përforcojë këtë fazë. /Telegrafi/

Exit mobile version