Telegrafi

Juve nis bisedimet me PSG-në për Paredes, ofron shkëmbimin me Rabiot

(Foto: Instagram/leoparedes20)

Mediat në Argjentinë raportojnë se Juventusi i ka nisur zyrtarisht bisedimet me Paris Saint-Germainin në lidhje me transferimin Leandro Paredes.

Mesfushori argjentinas është në planet e bardhezinjve tash e një kohë, ndërsa me arritjen e Angel Di Marias, gjasat janë të mëdha që të realizohet marrëveshja.

Sipas TyC Sports, Zonja e Vjetër ka realizuar kontakt zyrtar me PSG-në për t’i nisur bisedimet.

(Foto: Instagram/adrienrabiot_25)

Juve e ka në plan t’i largojë disa lojtarë, para se të angazhojë të tjerë. Prandaj, plani është që të ofrohet Adrien Rabiot në formë shkëmbimi.

Lexo po ashtu Juventusi kërkon me çdo kusht transferimin e Paredes, por fillimisht synon t'i largojë dy futbollistë

Aaron Ramsey e Arthur Melo janë dy futbollistët tjerë që dëshiron t’i largojë klubi italian gjatë këtij afati kalimtar.

27-vjeçari Rabiot kaloi te Juve në vitin 2019 si lojtar i lirë pikërisht pas përfundimit të kontratës me klubin parisien, ndërsa ka edhe një vit kontratë me Bianconerët. /Telegrafi/