Përfaqësuesit e Juventusit po vazhdojnë angazhimin për të ulur çmimin e Blaise Matuidit, të cilën duan ta transferojnë para mbylljes së afatit kalimtar.
Bianconerët janë në kërkim të mesfushorit të Paris Saint-Germainit, pasi kërkojnë zëvendësim për të larguarin Paul Pogba.
Të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE
Kampioni i Ligue 1 kërkon 40 milionë euro për shërbimet francezit, por Zonja e Vjetër shpreson që ta ulë këtë shifër.
Tuttosport bën të ditur se Matuidi ka dëshirë të transferohet te kampioni i Serie A, ashtu që gjasat janë të mëdha që të arrihet marrëveshja.
Agjent i tij është Mino Raiola dhe ai është duke punuar për ta ulur çmimin, në mënyrë që të ndodhë transferimi. /Telegrafi/