Telegrafi

Juve në një nivel tjetër, skuadra e tyre rezervë ka kualitete për një vend në top katërshe

Foto: Juventus/Twitter

Juventusi është skuadra që ka shpenzuar më së shumti deri më tani në këtë afat kalimtar në top pesë ligat evropiane.

Cristiano Ronaldo është blerja më e shtrenjtë, portugezi u ble nga Real Madridi për 117 milionë euro.

Pastaj Joao Cancelo nga Valencia për 40.4 milionë euro, Douglas Costa nga Bayern Munichu për 40 milionë, e tani në fund edhe Leonardo Bonucci për 35 milionë euro nga Milani.

Lexo po ashtu Klubet që kanë shpenzuar më së shumti deri më tani, Juve i pari

Këta janë vetëm disa nga lojtarët që kampioni italian ka nënshkruar gjatë afatit kalimtar të verës.

Kështu Juve ka shtuar fondin e lojtarëve dhe kualitetet në skuadër sa që ka krijuar dy formacione cilësore.

Formacioni i Juventusi me lojtarët që pritet të jenë në bankën rezervë: Perin; De Sciglio, Benatia, Rugai, Spinazzola; Marschisio. Bentacur, Khedira; Cuadrado, Bernardeschi, Mandzukic.

Të gjithë lojtarët janë të njohur në futbollin evropian dhe duke njohur kualitetet e tyre, ata mund të përfundonin paproblem në top katër vendet e para në Serie A nëse Massimiliano Allegri do luante në kampionat me vetëm këtë përbërje. /Telegrafi/