Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus dëshiron të përforcohet në mbrojtje.
E emri i ri në listën e bardhezinjve është ai i mbrojtësit francez Malang Sarr.
17-vjeçari është duke shkëlqyer në Ligue 1 me Nicen ku edhe po kryesojnë në kampionat.
Ai ka zhvilluar të gjitha ndeshjet këtë edicion duke shfaqur një siguri në repartin defensivë.
Mbrojtësi i talentuar ka një kontratë me Nicen deri në vitin 2021.
Juventus është duke e ndjekur rritjen e tij dhe mendon të ofrojë 20 milionë euro për transferimin e francezit në Torino. /Telegrafi/