Në Gazprom Arena zhvillohet ndeshja e raundit të tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Zenit St. Petersburgut dhe Juventusit.
Skuadra ruse ka regjistruar një fitore dhe një barazim në Grupin H dhe qëndron në vend të tretë me tri pikë.
Zonja e Vjetër i ka fituar të dyja ndeshjet grupore dhe si lider i grupit ka të njëjtin synim edhe në sfidën e tretë.
Trajnerët Sergey Semak dhe Massimiliano Allegri i kanë zgjedhur ekipet që do të zbresin në fushë nga minuta e parë e takimit.
Formacioni startues i Zenit St Petersburgut: Kritsyuk; Rakitskiy, Chistyakov, Lovren, Douglas Santos; Wendel, Barrios, Karavaev: Malcom, Claudinho; Dzyuba.
Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; De Sciglio, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Locatelli, McKennie; Bernardeschi, Morata, Chiesa.
/Telegrafi/