Menaxheri gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka konfirmuar se klubi është në kërkim të një mesfushori klasi.
Zonja e Vjetër e ka transferuar Tomas Rinconin nga Genoa, por Bianconerët në verë do ta blejnë edhe një tjetër lojtar për mesin e fushës.
“Jemi të lumtur me skuadrën tonë në secilën pozitë. Në krahasim me tetorin, e kemi blerë Rinconin dhe na është kthyer Marchision, pra dy lojtarë më shumë”.
“Për më tepër, jemi pranë kompletimit të Caldaras (nga Atalanta), prandaj sa u përket transferimeve tashmë i kemi siguruar dy”.
“Në mesfushë kemi disa italianë të rinj joshës dhe po kërkojmë një top lojtar për atë pozitë që do të jetë në dispozicion për sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Marotta për Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/