Juventusi ka kaluar në epërsi kundër Olympiacosit në ndeshjen që po zhvillohet në Karaiskakis Stadium.
Zonja e Vjetër e ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 16-të duke i heshtur tifozët vendas.
Juan Cuadrado e futi topin në rrjetë, pasi të gjithë punën e kreu Alex Sandro.
Bianconerët duhet ta fitojnë këtë ndeshje për të qenë të sigurtë për kualifikim të mëtutjeshëm.
Juve nuk guxon të rrezikojë, pasi në rast të fitores së Sportingut ndaj Barcelonës, atëherë çdo rezultat tjetër pos fitores, e eliminon skuadrën italiane.
Pritet të shihet se cili do të jetë rezultati përfundimtar i këtij takimi. /Telegrafi/