Juventusi është duke u interesuar për mesfushorin e Paris Saint-Germainit, Blaise Matuidi – këtë e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Zonjës së Vjetër, Giuseppe Marotta.
Në verën e ardhshme, francezi do të jetë lojtar i lirë, prandaj PSG nuk dëshiron ta humbë me parametrat zero.
“Ai është një opsion, sepse jemi në kërkim të një lojtari me përvojë në mesfushë”, është shprehur Marotta për Mediaset Premium.
Ndërkohë, mediat kanë spekuluar se Juve ka bërë ofertë në vlerë prej 22 milionë eurosh për mesfushorin francez dhe bisedimet janë në një fazë të avancuar.
Drejtori i Bianconerëve ka folur edhe për interesimin e Barcelonës për Paulo Dybalan, duke thënë se kampioni italian i ka refuzuar shumë oferta për të. /Telegrafi/