Juvenutusi ka shfaqur interesim për Jose Luis Gayan e Valencias.
Spanjolli shikohet si zëvendësues i Alex Sandros, kjo pasi Faouzi Ghoulam rinovoi me Napolin.
Sipas Fichajes.net, Sandro do të largohet verën e ardhshme dhe Chelsea është një nga klubet e interesuara seriozisht për brazilianin.
Gaya ka befasuar të gjithë me paraqitjet e mira te Los Che nën urdhrat e Marcelinos dhe kështu është cak i shumë skuadrave evropiane.
Megjithatë, Valencia nuk është e gatshme ta shesë lehtë, vetëm një ofertë e mirë mund t’i bind.
Juve me kërkesën e trajnerit Massimiliano Allegri tashmë ka filluar të vlerësojë situatën rreth yllit të Përfaqësueses së Spanjës U21.
Në 13 ndeshje këtë sezon Gaya ka dhuruar tri asistime. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=5sO8xvdE0qM