Giuseppe Marotta i ka mohuar zërat për largimin e Paul Pogbas.
Është spekuluar se mesfushori francez i ka filluar bisedimet me PSG-në ku edhe ka udhëtuar në Francë, por drejtori i përgjithshëm i Juventusit ka sqaruar gjithçka.
”Nuk jemi të vetëdijshëm për ndonjë takim eventual të Pogbas me drejtuesit e Paris Saint-Germain”.
”Ai ishte në Francë me sponsorët e tij si dhe ai është nën kontratë me klubin”, u shpreh Marotta.