Sulmuesi i Liverpoolit, Christian Benteke është një nga synimet e Juventusit për afatin kalimtar të verës raporton Sunday People.
Sipas mediave italiane, kampioni i Italisë kishte kërkuar shërbimet e belgut edhe në afatin kalimtar të janarit, por që të kuqtë nuk e lejuan largimin e tij.
Raportohet se skuadra angleze Liverpool për shërbimet e 25-vjeçarit kërkon rreth 30 milionë euro.
Reprezenuesi belg nuk ka arritur t’i tregojë cilësitë e tij në ‘Anfield’, dhe nuk është pjesë e planeve të trajnerit Jurgen Klopp. /Telegrafi/