Telegrafi

Juve lufton me Interin për Yaya Touren

Interi ka kohë që po e ndjekë Yaya Touren, por tashmë në këtë luftë nuk është i vetëm klubi Nerazzur.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë po kërkohet tashmë shumë edhe nga një ekip tjetër edhe ps eu spekulua për një ribashkim me Mancinin.

Sipas Tuttosport (gazetë juventine), Juventusi është shumë pranë Toures, i cili në maj bëhet 33 vjeçar.

Juve tashmë ka treguar me Evran se është në gjendje që të nxjerrë më të mirën nga lojtarët në vitet e fundit të karrierës së tyre. /Telegrafi/