Telegrafi

Juve lëviz për mbrojtës, pranë transferimit të Mustafit

Shkodran Mustafi. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Shkodran Mustafi mund të përfundojë te Juventusi.

Mbrojtësi shqiptar është me valixhe në duar dhe po pret një telefonat për tu transferuar tek skuadra e re.

Mustafi nuk bënë pjesë në planet e Arsenalit dhe trajneri Unai Emery i ka bërë të qartë se mund të largohet.

Lëndimi i Giorgio Chiellinit, ka bërë që Juventusi të hedhet në sulm për transferimin e një qendërmbrojtësi.

Shkodran Mustafi (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Sky Sports ka raportuar se Zonja e Vjetër e sheh Mustafin si zëvendësuesin adekuat të kapitenit Giorgio Chiellini.

Juventus pritet të dërgojë një ofertë rreth 20 milionë euro në drejtim të Arsenalit për transferimin e shqiptarit.

Në rast se nuk arrihet Mustafi, kampionët në fuqi të Italisë kanë tjera alternativa si Jerome Boateng, Medhi Benatia apo Dejan Lovren. /Telegrafi/