Site icon Telegrafi

Juve lë Dybalan në stol ndaj Parmës?

Paulo Dybala dhe Douglas Costa mund të jenë në stol kur Juventusi të vizitojë Parmën këtë mbrëmje, pasi Mario Mandzukic do të jetë partner i Cristiano Ronaldos në sulmin Binaconer.

Ndeshja fillon nga ora 20:30, ku Juventusi udhëton te klubi parman me synimin për të vazhduar formën e mirë.

Allegri ka treguar ndaj Lazios se nuk frikësohet të bëjë ndryshime në formacion e kjo do të thotë se Dybalan mund ta shohim sërish në stol.

Sipas raportimeve të fundit, Dybala mund të jetë në stol me Douglas Costa, pasi do të startojë treshja sulmuese me Bernardeschin, Mandzukicin në qendër dhe Ronaldon në të majtë.

Joao Cancelo merr notë pozitive për të startuar në krahun e djathtë në vend të Cuadrados, e Khedira preferohet para Emre Can në mesfushë.

Parma ka shumë mungesa nga lëndimet pasi Alberto Grassi, Amato Ciciretti dhe Jonathan Biabiany mungojnë, ashtu sikurse i suspenduari Emanuele Calaio.

Gervinho është i gatshëm të startojë duke u kombinuar me Roberto Inglesen dhe Antonio Di Gaudion.

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Sepe; Iacoponi, Bruno Alves, Gagliolo, Gobbi; Rigoni, Stulac, Barillà; Gervinho, Inglese, Di Gaudio

Formacioni i mundshëm i Parmës: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Mandzukic, Cristiano Ronaldo

/Telegrafi/

Exit mobile version