Juventusi ka fituar ndaj Atalantas me rezultat 3-1, me rezultat të njëjtë kishte humbur javën e kaluar ndaj Genoas.
Zonja e Vjetër ishte më e mirë gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një tjetër fitore e merituar në Serie A.
Goli i parë në takim erdhi nga Alex Sandro në minutën e 15-të, kurse pas katër minutash shënoi edhe Daniele Rugani dhe me rezultat 2-0 përfundoi dhe pjesa e parë.
Në minutën e 64 erdhi dhe goli i tretë i Juves, këtë herë shënoi Mario Mandzukic, kurse goli i nderit për mysafirët u shënua nga Remo Freuler në minutën e 82-të.
Pas kësaj fitore Zonja e Vjetër vazhdon në venin e parë me 36 pikë, kurse Atalanta zbret në vendin e gjashtë me 28 pikë.
Vlen të theksohet se mysafirët humbën pas gjashtë fitoreve radhazi në Serie A. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=GvERjO6nvPw