Telegrafi

Juve me konkurrencë nga Atletico për Cuadradon

Juventusi është duke u ballafaquar me konkurrencë të fortë për transferimin e kompletuar të Juan Cuadrados.

Kolumbiani po e kalon sezonin si i huazuar te Zonja e Vjetër, por tashmë për të është lajmëruar edhe Atletico Madridi.

Kështu raporton El Mundo Deportivoi që thotë se Atletico madridi ka shprehur hapur interesim për shërbimet e tij.

Juve dhe Atletico edhe janë favorit për lojtarin për shkak se mund t’i sigurojnë atij performanca në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/