Paul Pogba sot (15 mars) i ka mbushur 30 vjet dhe Juventusi ka konfirmuar se ai mbetet lojtar i rëndësishëm për Zonjën e Vjetër.
Francezi ka pasur probleme me lëndime dhe ka munguar në 34 ndeshje këtë sezon për Bianconerët, derisa ka luajtur vetëm 35 minuta në dy takime të Serie A.
Ai u rikthye në Torino si lojtar i lirë në verën e kaluar, mirëpo u detyrua të operohej për ta zgjidhur një problem afatgjatë.
Many happy returns on your 3⃣0⃣th, @paulpogba! 🐙🎉 pic.twitter.com/9rJFbyDg4C
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) March 15, 2023
Edhe pse ia nisi të luante në përpjekje që ta kthente formën e tij fizike, mesfushori ka pësuar një tjetër lëndim dhe do të mungojë përsëri së paku deri në prill.
Derisa ka pasur spekulime se Juve mund t’ia ndërpresë kontratën, në urimin për ditëlindje, klubi e ka bërë të qartë se nuk planifikon ta largojë.
Happy birthday, @paulpogba! 🎂
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) March 14, 2023
“Paul Pogba fryn 30 qirinj sot. Ai, si të gjithë ne, do të kishte preferuar të kishte festuar si pjesë e skuadrës që niset për në Freiburg, ku nesër Juve luan për një vend në çerekfinale të Ligës së Evropës, por fatkeqësisht nuk është e mundur.
“Kështu që në këtë ditë ne thjesht duam ta përqafojmë Paulin, t’i kujtojmë se sa i rëndësishëm është për ne dhe t’i themi se e dimë se dhurata më e mirë do të jetë rikthimi i tij në fushë”, shkruan në urimin e klubit. /Telegrafi/