Site icon Telegrafi

Juve konfirmon operimin me sukses të Chiellinit, mbrojtësi do të mungojë gjashtë muaj

Juventus ka konfirmuar se kapiteni Giorgio Chiellini do të jetë jashtë për “rreth gjashtë muaj” pas një operacioni të suksesshëm të gjurit.

Reprezentuesi italian ka lënduar javën e kaluar gjurin e këmbës së djathtë gjersa u operua gjatë ditës së sotme në Austri.

Një deklaratë e lëshuar nga kampioni i Serie A këtë mbrëmje konfirmoi se operacioni i mbrojtësit ishte “krejt i suksesshëm”.

Sa për një kohë rikuperimi, bardhezinjtë presin ta rikthejnë atë në fillim të muajit mars të vitit të ardhshëm.

Kjo do të shpjegonte se pse 35-vjeçari mbeti jashtë skuadrës së tyre për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sidoqoftë, mbrojtësi mund të rikthehet në fazën e “nokaut” të ligës elitare evropiane për klube, fazë e së cilës fillon në muajin shkurt. /Telegrafi/

Exit mobile version