Telegrafi

Juve kishte marrëveshje për Berardin, por ai vendosi të qëndronte te Sassuolo

Shefi ekzekutiv i Sassuolos, Giovanni Carnevali, ka konfirmuar se ka ekzistuar një marrëveshje me Juventusin për Domenico Berardin, por lojtari kishte vendosur të qëndronte.

Ishte pritur që sulmuesi të kalonte te Bianconerët gjatë verës që shkoi, falë marrëveshjes që ishte arritur në momentin e zgjidhjes së bashkëpronësisë.

Vendimi për të qëndruar te Sassuolo ishte krejtësisht në dorën e futbollistit dhe ai deshi të qëndronte te ‘Neroverdi’.

“Domenico ishte në bashkëpronësi me Juventusin, pastaj vendosëm të bënim një investim të madh dhe ta blinim kontratën e tij”.

“Juventusi u përpoq ta merrte prapë, në fakt ka ekzistuar një marrëveshje me Bianconerët që të transferohej në fund të sezonit të kaluar”.

“Vendimi i lojtarit ishte vendimtar në qëndrimin e tij”, ka deklaruar Carnevali për TRC. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Interi do të shpenzojë gjatë verës, mësoni shënjestrat për të gjitha pozitat