Site icon Telegrafi

Juve kërkon të rikthehet te fitoret, Fiorentina për të vazhduar ecurinë pozitive – formacionet zyrtare

Juventus do të jetë nikoqir i Fiorentinas në kuadër të xhiros së 22-të në Serie A.

Kampioni në fuqi i Italisë synon të rikthehet te fitoret pas disfatës që pësoi javën e kaluar te Napoli.

Në anën tjetër mysafirët kanë udhëtuar drejt Torinos për të vazhduar ecurinë pozitive që kanë.

Në katër sfidat e fundit Fiorentina nuk di për humbje pasi ka dy fitore e dy barazime.

Juventus mbetet favorit, por ndeshjet me Fiorentinën gjithmonë kanë qenë problem për Zonjën e Vjetër.

Formacionet zyrtare:

Juventus: Szczesny, Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro, Pjanic, Rabiot, Bentacur, Douglas Costa, Ronaldo, Higuain.

Fiorentina: Dragowski, Ceccherini, Pezzella, Igor, Lirola, Pulgar, Benassi, Ghezzal, Dalbert, Chiesa, Cutrone. /Telegrafi/

Exit mobile version