Juventusi vazhdon të kërkojë zëvendësimin e Leonardo Bonuccit, me alternativa si Ezequiel Garay i Valencias, Kostas Manolasin i Romës dhe Stefan de Vrij i Lazios.
Bota e futbollit u habit këtë javë kur Bonucci përfundoi një transferim prej 42 milionë eurosh nga Juventusi te Milani.
Megjithatë, gazeta Tuttosport ka listuar trashëguesit potencial, së bashku me Daniele Ruganin dhe Medhi Benatia tashmë në skuadër.
Emri i fundit është Garay, të cilit Valencia i ka vendosur një çmim prej 15 milionë euro, por Tuttosport pretendon se Juve mund të përdorë raportin e tyre të fortë me klubin për të siguruar një marrëveshje për 10 milionë euro plus bonuse.
Reprezentuesi 30-vjeçar i Argjentinës erdhi nga Zenit St. Petersbourg verën e kaluar për 24 milionë euro, duke shënuar tri gola në 33 ndeshje konkurruese për Valencia sezonin e kaluar.
Alternativa të tjera përfshijnë qendërmbrojtësin e Romës, Manolas, i cili ishte në prag të një lëvizjeje te Zenit St Petersburg, derisa e refuzoi në fund duke mos shkuar për teste mjekësore.
Mbrojtësi i Lazios, De Vrij ka qenë prej kohësh në radarin e Juventusit, si dhe në atë të Liverpoolit dhe kontrata e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2018.
Duke qenë vetëm 25 vjeç dhe tashmë është i treguar në Serie A, De Vrij është opsioni i preferuar për Zonjën e Vjetër. /Telegrafi/