Telegrafi

Juve ka tre ëndrra, por që kushtojnë shumë: Costa, Depay dhe Origi e kanë ofruar vetveten te bardhezinjtë

Juventusi është vënë në kërkim të një sulmues për të luajtur së bashku me Cristiano Ronaldon.

Memphis Depay, Diego Costa dhe Divock Origi: janë protagonistë të historive magjepsëse, potencialisht të lidhur me klubin e Juventusit.

Të tre sulmuesit janë të lidhur me largim dhe i janë ofruar shumë klubeve në këtë janar.

Rasti Depay, ‘xhelati’ i Sarrit

Memphis Depay, ‘xhelati’ i Juventusit të Maurizio Sarri, pasi i mposhti në Ligën e Kampionëve duke i eliminuar me Lyonin e tij, tani mund të bashkohet me ta.

26-vjeçari holandez, do të ishte e natyrshme që të largohej menjëherë, me destinacionin e preferuar  Barcelonën.

Aty Ronald Koemane e pret, ai që e njeh shumë mirë ish- lojtarin e Manchester United pasi e ka stërvitur te Holanda.

Por Barcelona nuk ka buxhet dhe kjo ka bërë që Juve te duket një nga klubet kryesore në garë për të.  Depay do të ishte vlerë e shtuar në sulm me emra si Ronaldo, Alvaro Morata dhe Paulo Dybala.

Largimi i Costës nga Atletico, mundësi e mirë për Juven

Diego Costa sot ka shkëputur kontratën me Atletico Madridi, duke qenë lojtar i lirë që në janar.

Flitet se tani për të do të hidhen shumë klube në sulm, me Juventusin që mund të bëjë një përpjekje.

Ai do të vinte në skuadër ku është Alvaro Morata, që ishte po ashtu pjesë e Atleticos.

Origi, i padëshiruari i Klopp

Divock Origi është një nga lojtarët që sa herë luan, tregon se di të shënojë, por duke marr parasysh sulmin që ka Liverpooli, ai tani po kërkon më shumë minuta.

Juventusi mund të jetë zgjidhje për të, pasi në sulm ka pak lojtarë.

Ai dëshion që të ketë një vend te Belgjika për Kampionatin Evropian që mbahet në vitin 2021./Telegrafi/