Telegrafi

Juve ka paguar klauzolën e Higuain, zyrtarizimi çështje kohe (Video)

Mediat në Itali raportojnë se Juventusi ka paguar klauzolën e Gonzalo Higuan para pak minutash.

Ky lajm më pas u konfirmua edhe nga Sky Sport, ndërsa më vonë u publikuan edhe pamjet kur sekretari i Zonjës së Vjetër, Maurizio Lombardo, përfundoi dokumentet e nevojshme me klubin napolitan.

Lexo po ashtu Allegri pyetet për vlerën e madhe të Pogbas dhe Higuainit, ndërsa përgjigjja e tij ishte interesante

Klauzola e argjentinasit ishte rreth 95 milionë euro dhe besohet se do të paguhet për dy vite.

Ndërsa paga e sulmuesit në Torino pritet se do të jetë 7.5 milionë euro. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët që Juventusi i largoi para kohe (Foto)