Telegrafi

Juve ka një rival të ri për Krychowiak

Juventusi ka një rival të ri në garën për mesfushorin e Sevillas, Grzegorz Krychowiak.

Sipas La Gazzetta dello Sport, në garë është futur edhe Real Madridi, të cilët kanë shfaqur interesim për mesfushorin polak.

Besohet se Los Blancos kanë përgatitur 25 milionë euro dhe deri më tani ata janë skuadra me ofertën më të lartë.

Për Grzegorz janë të interesuar edhe Arsenali e Manchester City. /Telegrafi/