Telegrafi

Juve ka marrëveshje verbale me N’Zonzin?

Sipas gazetës spanjolle AS, Juventusi tashmë kanë një marrëveshje me mesfushorin e Sevillas, Steven N’Zonzi.

28-vjeçari i Sevillës besohet të ketë arritur marrëveshje verbale me bardhezinjtë për një transferim gjatë afatit kalimtar të verës.

Lexo po ashtu Klubet angleze shfaqin interesim për N’Zonzin

N’Zonzi tashmë ishte i lidhur me Juventusin edhe verën e kaluar dhe gjatë afatit janarit, por çmimi i tij prej 30 milionë eurosh kishte ndërprerë interesimin.

Gazeta spanjolle pretendon se reprezentuesi i Kongos është ai i cili do të mbushë hendekun në mesfushën e skuadrës nga Torino për sezonin tjetër.

N’Zonzi është nën kontratë me Sevillën deri në qershor të 2020 dhe këtë javë humbi një penallti në humbjen ndaj Leicester Cityt në 1/16 e Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu Juve heq dorë nga Berardi, hapet rruga për Interin

Ky transferim do të ishte diçka e papritur, pasi mediat italiane dhe franceze janë të sigurta se Juventusi janë duke shkuar për yllin e Lyonit, Corentin Tolisso. /Telegrafi/