Keita Balde Diao është i prirur për të kaluar te Juventusi, por gjigantët e Torinos ende duhet të pajtohen me Lazion, të cilët duan 30 milionë euro plus bonuse.
Kontrata aktuale e senegalezit pritet të skadojë në vitin 2018 dhe 22-vjeçari deri më tani ka refuzuar një marrëveshje të re me skuadrën Aquile.
Milani ka qenë shumë i lidhur ngushtë me Keitan, por sipas Sky Sport Italia, Juventusi është afër pranimit të kushteve me agjentët e tij.
Problemi mbetet Lazio, i cila dëshiron shumë prej 30 milionë eurosh plus shpërblime për të shitur reprezentuesin e Senegalit, përcjell Telegrafi.
Keita do të jetë i përshtatshëm për formacionin 4-2-3-1 të Juventusit, pasi ai mund të luajë në anën e majtë ose të djathtë të sulmit, plus si një qendërsulmues shumë i shpejt.
Këtë sezon, ish-lojtari i Barcelonës ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 33 ndeshje në të gjitha garat me Lazion.
Raporti gjithashtu thekson se interesi për Keita nuk do të pengojë Juventusin që të transferoj edhe anësorin e shpejt të Bayern Munichut, Douglas Costa. /Telegrafi/