Telegrafi

Juve ka kontaktuar me mesfushorin e Lyonit

Juventusi ka kontaktuar me yllin e Lyonit, Corentin Tolisso, bëjnë të ditur mediat franceze.

Napoli u përpoq ta transferonte 22-vjeçarin gjatë verës, mirëpo klubi nga Ligue 1 e refuzoi ofertën.

Tash, France Football raporton se Bianconerët e kanë shtuar interesimin dhe kanë kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit për një transferim të mundshëm gjatë verës.

Mesfushori, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë, ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2020. Megjithatë, një ofertë e madhe mund ta bindë klubin francez.

Zonja e Vjetër do ta transferojë Axel Witselin në janar ose në verën e ardhshme, ndërsa Tolisso është një tjetër emër në listën e bardhezinjve. /Telegrafi/