Telegrafi

Juve ka caktuar takim me Sassuolon për të arritur marrëveshje për Locatellin

(Foto: Instagram/locamanuel73)

Juventusi ka caktuar takim për bisedime të reja me Sassuolon në përpjekje për të arritur marrëveshje për Manuel Locatellin – njofton Goal.

23-vjeçari është shënjestër kryesore e Zonjës së Vjetër këtë verë pas sezonit të mrekullueshëm në Serie A dhe pjesëmarrjes në ‘Euro 2020’ që e fitoi Italia.

Arsenali është një tjetër klub i interesuar për shërbimet e tij, mirëpo sulmuesi e preferon Juven për shkak të Ligës së Kampionëve.

(Foto: Instagram/locamanuel73)

Bianconerët kanë bërë ofertë për huazim dyvjeçar me opsionin e blerjes për 30 milionë euro, mirëpo Sassuolo e ka refuzuar.

Lexo po ashtu Juventusi përgatit ofertën e re për Locatellin

Klubi që e pronëson Locatellin do ta marrë parasysh vetëm blerjen e menjëhershëm në vlerë prej së paku 40 milionë euro.

Lojtari ka kontratë në Mapei Stadium deri në vitin 2023, ndërsa të mërkurën ose të enjten pritet të ndodhë një takim i ri mes përfaqësuesve të klubeve. /Telegrafi/