Telegrafi

Juve ia shkakton humbjen e parë sezonale Napolit, tani sytë nga derbi ndaj Interit (Video)

NAPLES, ITALY - DECEMBER 01: Gonzalo Higuain of Juventus celebrates after scoring the 0-1 goal during the Serie A match between SSC Napoli and Juventus at Stadio San Paolo on December 1, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Juventusi ka fituar ndaj Napolit me rezultat 1-0 në Serie A.

Kjo ishte humbja e parë për vendasit në këtë sezon, edhe pse një nuancë ishin skuadra më e mirë në fushë.

Festa e Gonzalo Higuain në San Paolo (Getty Images)

Ndeshja filloi me shansin e Gonzalo Higuain në minutën e katër, por Pepe Reina nuk u befasua.

Në minutën e 13-të u shënua goli i epërsisë për Juven që në fund doli të jetë i fitores, autor ishte Higuan, kjo pas asistimit nga Paulo Dybala.

Elseid Hysaj luajti gjatë gjithë takimit dhe ishte një nga më të mirët në fushë (Getty Images)

Pas pesë minutash vendasit rrezikuan me Marek Hamsik, pastaj Lorenzo Insigne kishte dy shanse, por rrjeta e Gianluigi Buffon mbeti e paprekur.

Në minutën e 55-të Insigne rrezikoi edhe një herë, por Buffon ishte i vendosur mirë.  Në minutën 69-të një shans të artë kishte Blaise Matuidi, por Reina bëri mrekullinë dhe mbajti napolitanët në lojë.

Gianluigi Buffon nuk befasohet (Getty Images)

Në minutat në vazhdim vendasit mbajtën topin duke tentuar të rrezikojnë portën kundërshtare, por Juve ishte e vendosur mirë dhe nuk lejoi që porta e Buffonit të rrezikohet seriozisht.

Pas kësaj humbje Napoli vazhdon në pozitën e parë me 38 pikë, një më shumë se Juventusi në vendin e dytë.

Ndeshja e ardhshme e Zonjës së Vjetër është ndaj Interit, kurse napolitanët udhëtojnë te Fiorentina. /Telegrafi/