Telegrafi

Juve ia ndalon Dybalas Olimpiaden

Talenti i Juventusit, Paulo Dybala ka konfirmuar se Juventusi nuk do t’i jap leje që të përfaqësojë Argjentinën në Lojërat Olimpike.

Trajneri i kombëtares së Argjentinës, Gerardo Martino e ka lënë Dybala jashtë 23 futbollistëve të ftuar për përballjen për Copa America në SHBA në muajin e ardhshëm, transmeton Koha.net. Kurse tani Juventusi i ka bërë të ditur se nuk do ta lejojë që të luajë në Lojërat Olimpike.

“Më vjen keq që nuk jam ftuar për Copa America, sepse tashmë e kam ditur se klubi nuk do të më lejojë të luajë në Rio. Doja të luaja në SHBA, por duhet të respektohet vendimi i trajnerit. Është e vështirë të krijosh sulmin me gjithë këta fenomenë”, ka thënë Dybala për DirecTV.

Dybala në 46 paraqitje për Juven në këtë sezon ka shënuar 23 gola, duke fituar edhe Kupën e Italisë dhe Serie A. /Telegrafi/